8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq tregon çka përmban propozimi franko-gjerman: I ngjan Ahtisaarit

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i ngjan planit të Ahtisaarit.

Në një deklaratë për media të premten nga punimet në një stadium në Leskovc, Vuçiqi ka thënë se nuk ka përparim as edhe një milimetër në dialogun me Kosovën.

“Disa gjëra janë si Ahtisaari, disa Ahtisaari minus dhe disa Ahtisaari plus. A jam i lumtur e kënaqur? Nuk jam”, është përgjigjur Vuçiqi.

Një propozim franko-gjerman për dialogun është konfirmuar nga të gjitha palët detaje. Megjithatë, askush s’ka dhënë. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, u shpreh kohë më parë se aty nënkuptohet një ulëse për Kosovën në OKB në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkim Evropian.

Marti Ahtisaari pati udhëhequr dialogun Kosovë-Serbi. Propozimi i tij s’e kishte marrë mbështetjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse u kundërshtua nga Serbia e Rusia, Kosova pati deklaruar pavarësinë, me mbështetjen e shteteve të rëndësishme të botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit