13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Vuçiq takon Lajçak – tenton t’ia shesë propagandat e lodhëta e të përsëritura

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Vuçiqi, është biseduar në lidhje me situatën në Kosovë.

Vuçiqi tha se Lajçakun e ka njoftuar për “kërcënimet me të cilat popullata serbe në Kosovë po përballet çdo ditë, e të cilat përkeqësojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Në një postim në Instagram, presidenti serb tha po ashtu se e ka paralajmëruar emisarin e BE-së për “veprimet e Prishtinës” të cilat, sipas tij, “vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur” në dialog.

“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se veprimet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Vuçiqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit