Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic me një postim në Instagram ka njoftuar se ka takuar ambasadorin amerikan Christopher Hill.
Vucic tha se me Hill ka folur gjoja për pozitën e serbëve në Kosovë.
Ai tha se biseduan edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm Serbi-SHBA.
Njoftimi nga Vucic:
Bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill@usembassyserbiapër pozitën e serbëve në Kosovë e Metohi, një situatë të ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve tona.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.