1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Vuçiq takohet me Borrellin, thotë se ka kërkuar nga Kosova themelimin e Asociacionit

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot u takua me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë takim Vuçiq ka shkruar në llogarinë e tij në Instragram.

Në postimin e tij, Vuçiq bën të ditur se u diskutua mbi situatën aktuale në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në.

Presidenti serb thotë se ka kërkuar fillimin e formimit të Asociacionit nga Kosova.

“E theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë karshi asaj se Prishtina më në fund duhet të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, do të mundësonte vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq.

“Ne ramë dakord se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohen tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston”, ka shkruar tutje Vuçiq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit