Home Lajme Vuçiq shmang Tiranën, në Samitin e Berlinit merr pjesë Bërnabiq

Vuçiq shmang Tiranën, në Samitin e Berlinit merr pjesë Bërnabiq

0
Vuçiq shmang Tiranën, në Samitin e Berlinit merr pjesë Bërnabiq
epa04483857 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic prior to a press conference in Belgrade, Serbia, 10 November 2014. The Albanian Premier arrived in Belgrade for a two-day official visit; the first by an Albanian prime minister in 67 years. EPA/ARMANDO BABANI +++(c) dpa - Bildfunk+++

President serb, Aleksandër Vuçiq, shmang Tiranën, duke dërguar kryeministren Ana Bërnabiq për Samitin e Procesit të Berlinit, më 16 tetor.

Do të jetë kryeministrja serbe që do t‘u bashkohet punimeve të samitit të Tiranës, ku të të jenë të pranishëm krerët e Bashkimit Evropian: presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon derl Lajen, presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel, e të tjerë.

Presidenti Vuçiq duket se po shmang pjesëmarrjen në samitin e organizuar nga Tirana zyrtare, që pas qëndrimeve të qarta dhe të prera të kryeministrit Edi Rama, pas sulmit terrorist në veri ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan RTSH.

Qëndrimet politike të Kryeministrit Edi Rama dhe diplomacisë shqiptare, kanë dënuar fuqishëm ngjarjen dhe e kanë ftuar komunitetin ndërkombëtar të sanksionojë Serbinë, në propocionalitet, me sanksionet që i kanë vendos më herë Kosovës.

Exit mobile version