Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq, ka reaguar pas raportimeve se i biri i tij Danilo është parë në liturgjinë e Kishës Ortodokse Serbe në Graçanicë, me rastin e festës së “Vidovdanit” dhe se kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
Vuçiq ka thënë se ashtu siç ishte shënuar në bluzë mendojnë Vuçiqët dhe e tërë Serbia.
“Këtu, për t’ua lehtësuar punën sa janë akoma atje poshtë, përderisa mund të veprojnë heroikisht sa sillen ndaj të gjithë serbëve, t’u them atyre se kështu mendon secili prej nesh Vuçiq-ëve, se kështu mendon shumica e Serbisë, dhe se dorëzimi nuk është opsion për ne”, tha presidenti i Serbisë.
Kreu i SNS-së u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të përgjegjshëm dhe mjaft të zgjuar. Vuçiq u kërkoi zyrtarëve partiakë që t’u kushtojnë vëmendje njerëzve të zakonshëm. Ai tha se pret shumë probleme në Kosovë, por se “po bëjnë çmos që ta ruajnë paqen”.
“Le ta dinë ata që kanë besim tek ne se kërkimi i një kompromisi është shprehje e forcës, jo e dobësisë. Ne do të zgjedhim momentin se kur dhe si do t’u përgjigjemi sfidave të caktuara, gjithmonë në përputhje me interesat më të larta dhe më të rëndësishme të popullit tonë dhe vendit tonë” tha ai, shkruan informer.