Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili dje ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet.
Vuçiq ka deklaruar se deklaratat e Konjufcës kundër Asociacionit ishin “të pritshme”.
Presidenti serb ka thënë se “institucionet e Prishtinës më në fund treguan sinqerisht”.
“Ata ishin të sinqertë në atë që kurrë nuk kanë dhe as nuk planifikojnë, të formojnë një Asociacion. Të shohim se çfarë do të bëjnë tani amerikanët dhe të tjerët”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se Konjufca dje ka deklaruar se është i gatshëm që të lërë karrigen e kryekuvendarit për të dalë në protesta kundër Asociacionit.