Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.
Vuçiq u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, do të shmangë që qytetarët në komunat veriore të mbesin pa energji.
“Ende jemi duke shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën, siç e dini rrymën e kanë paguar vetëm 11 për qind e veriut, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmanget çdo mundësi që popullata në veri të jenë pa energji elektrike”, tha ai.
Presidenti serb theksoi se kjo është gjëja më e rëndësishme.
Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas KEDS është normalizimi i shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.