Home Lajme Vuçiq: Rama s’është i autorizuar të bëjë statutin e Asociacionit

Vuçiq: Rama s’është i autorizuar të bëjë statutin e Asociacionit

0
Vuçiq: Rama s’është i autorizuar të bëjë statutin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri ka folur për propozimin e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion.

Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statuin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe kësisoj nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar.” – ka thënë Vuçiq për TV Happy.

“Nuk kemi çfarë të negociojmë këtu. Na jepni vetëm parimet, organet dhe organet e Asociacionit siç janë negociuar dhe siç e kam inicializuar në vitin 2015 me (në atë kohë kryeministrin e Kosovës) Isa Mustafa. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. A e dini se kur do të jetë? Asnjëherë, sigurisht jo derisa Kurti është në pushtet.” – ka thënë tutje ai.

Exit mobile version