12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Vuçiq: Qëllimi i pesëshes diplomatike është që Serbia ta njohë Kosovën

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se qëllimi i pesëshes së diplomatëve është që Serbia ta njohë Kosovën.

Kështu deklaroi Vuçiq, pas takimit të djeshëm të pesëshes diplomatike që vizituan Kosovën e më pas Serbinë.

“Natyrisht gjithçka për Kosovën e M. për ne është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është. Ajo ishte vetëm taktikisht e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në një kuptim strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq, raporton mediumi serb b92.

Sipas tij, Serbia do të gjejë një rrugëdalje dhe se do të “vazhdojnë ta ruajnë thelbin e interesave kombëtare”.

Vuçiq ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten do të shkojë në Bruksel dhe se “do të merret me të gjitha pengesat që i kanë vendosur Serbisë”.

Gjatë ditës së shtunë, pesëshja diplomatike vizitoi Kosovën dhe Serbinë, ku pesëshja ishte nën udhëheqjen e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, si të pranishëm ishin i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit