Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se të premten disa u përpoqën të “përfundojnë gjithçka” për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës, para vendimit të Asamblesë Parlamentare të atij organi, por që ajo “u pengua” falë ndërhyrjes së “dy vendeve”.
Sipas tij, lufta e Serbisë për kundërshtimin e pranimit të Kosovës në KiE është duke vazhduar dhe do të vazhdojë, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha se “pozita e Serbisë në disa çështje është më e mirë, në të tjera më e vështirë, por se vendi ka nevojë për unitet dhe të jetë sa më i qëndrueshëm dhe i fortë”.
Megjithatë, ai nuk tregoi se kush ishin “dy vendet” që e penguan procesin, sipas tij.
Nuk na presin ditë të lehta për sa i përket vendimeve për anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës, OKB-në, presionin intensiv nga rajoni, Europa dhe bota, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara. Nuk bëhet fjalë për kotësi dhe dallime partiake, por nëse mund të bëjmë diçka për vendin tonë”, theksoi ai.
Vuçiq shtoi se nuk është i sigurt nëse të “gjithë mund ta kuptojnë se në çfarë pozicioni janë Serbia, Europa dhe bota”.
Serbia dje ka formuar një ekip përmes të cilit do të provojë të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës.