2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Vuçiq: Për 10 ditë vendosim për zgjedhje apo qeveri të re

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në 10 ditët e ardhshme vendi i tij do të vendosë nëse do të shkojë në zgjedhje apo do të formojë qeveri të re.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq, Vuçiqi tha se nuk do të ketë qeveri teknike, mbi arsyetimin se “nuk dua ta shkatërroj këtë vend”.

“Mendoj se kam një mbështetje të jashtëzakonshme të popullit për një qëndrim të tillë. Detyra jonë kryesore do të jetë ruajtja e stabilitetit të plotë dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë”.

“Nuk është problem nëse bie apo jo, por është çështje se sa shpejt je në gjendje të ngrihesh dhe të vazhdosh të luftosh. U ngrita, po luftoj dhe do të luftoj bashkë me shokët dhe kolegët e mi dhe do të fitojmë! Fitorja jonë do të thotë stabilitet dhe të ardhme të sigurt të Serbisë”, tha Vuçiq.

Ish-kryeministri serb, Vuçeviq është dorëhequr pas protestave dyjavore që e kanë kapluar Serbinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit