12.8 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Vuçiq pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës: S’mund të them që është moment i lehtë

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me dorëheqjet e serbëve nga institucionet në Kosovë ndodhën ndryshime të mëdha politike.

Kur është pyetur nëse kjo është situate më e vështirë ndonjëherë, Vuçiq tha se nuk është një moment i lehtë, por s’është as i pari dhe as i fundit.

“S’është moment i lehtë, por as i fundit as i pari, me rëndësi është qe të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet”, tha Vuçiq.

“Pas 20 vitesh, serbët kanë marrë vendim të që largohen nga institucionet e Prishtinës. Historitë se po e bëjnë me urdhër të dikujt nga Beogradi, gjithmonë jam vetëm unë, ata kurrë nuk kanë dashur t’i shikojnë realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, shtoi ai.

Madje ai tha se i ka penguar serbët të paktën 20 herë deri më tani që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit