Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ka thënë se kanë mendime të ndryshme për situatën në Kosovë.
“Kosovo-Online” raporton se Vuçiq, pas takimit me Ramën, ka thënë se “nuk do të ishte e korrekte t’i tregonte mendimet e tij në prezencë të kryeministrit shqiptar, dhe nuk do të veprojë ashtu”.
“Ne do t’i lëmë dallimet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet sonte.” – ka thënë Vuçiq, derisa pritet që dy politikanët të zhvillojnë edhe një darkë pune.
Rama ndërkaq, pas përfundimit të takimit ka thënë se palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes së dalë nga “plani franko-gjerman”, derisa shtoi se situate mund të bëhet e njëjtë si në Donbas, ndonëse sipas tij, ka mundësi që të kontrollohet.
“E përsëris atë që thash, e vetmja mënyrë përpara është ajo e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe marrëveshjes që u bë në nivelin e planit franko-gjerman. Nuk dua të përsëris këtu çfarë thash në Prishtinë, por askush nuk duhet ta nënvlerësojë rrezikun që ne do të gjejmë vetën tonë në një situatë të cilën nuk duhet ta lejojmë që të ndodhë, e cila mund të jetë e njëjtë si në Donbas dhe e cila do ta bënte të pamundur për t’u rikthyer në gjendjen që ishte më parë, edhe pse sot është e mundur që të kontrollohet. Duhet të jetë një pikëpamje e përbashkët.” – tha Rama.