9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, teksa tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq falënderoi serbët në Kosovë që, sipas tij, në mënyrë paqësore, po luftojnë për të drejtat e tyre.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Serbët lokalë në këto tri komuna që atëherë po organizojnë protesta para ndërtesave komunale.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Mirosllav Lajçak, nga e hëna kanë zhvilluarvizitat në Kosovë dhe Serbi, në tentim për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më herët gjatë 7 qershorit, tha se në takimin me presidentin serb, ky i fundit e ka siguruar atë se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për ta bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të merrte pjesë në zgjedhjet eventuale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit