9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq nxehet duke fol për Kosovën: Burrat serbë kur pinë raki luftojnë me gjysmën e botës

- Advertisement -

Presidenti  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ankohet gjithnjë e më shumë se presioni ndërkombëtar për marrëveshje me Kosovën po rritet mbi Serbinë.

Në një vizitë të tij në Leskovac, ku ndoqi një tubim partiak, ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk kërkojmë diçka nga ndokush, duam të jemi vetvetja, dhe Kosova është pjesë e Serbisë. S’do t’ju lejojmë të na e merrni Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq.

Në një adresim të tij para mbështetësve partiakë, ata i kanë brohoritur “Vule (Vuçiq), mos e jep Kosovën”.

Vuçiq ka thënë se gjuha e arsyeshme e Serbisë nuk do të thotë se është e dobët. Ai ka thënë se Serbia është shumë herë më e fuqishme se në vitet 1999 e 2012.

“Dua t’u tregoj diçka që ata e dinë shumë mirë – fakti që ne sillemi me përgjegjësi dhe flasim me seriozitet, nuk do të thotë se jemi të dobët. Sot, Serbia është shumë herë më e fuqishme në cdo aspekt se në vitin 1999 dhe 2012”, ka deklaruar ai.

Burrat serbë, Vuçiq i ka përshkruar si njerëz “që kur pinë pak raki, do të hynin në luftë me gjysmën e botës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit