-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Vuçiq nervozohet me reciprocitetin, akuzon Kosovën për ngritje të tensioneve (Video)

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se po do krizë e probleme.

Vuçiq, e tha këtë, të enjten në Beograd, kur foli mbi vendimin e autoriteteve në Prishtinë që nga 1 gushti nisin së zbatuari masën e reciprocitetit me letërnjoftime ndaj shtetit të tij.

Sipas kësaj të gjithë që posedojnë dokumentin në fjalë kur duan të hyjnë në tokën kosovare në kalim-kufitar do të marrin një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e letërnjoftimit.

“Kur flisni për reciprocitet në çka bazohet kjo , ku shkruan se duhet të jetë kështu. Kjo shkruan në kokën e Albin Kurtit dhe vendeve të grupit QUINT. Sepse për ta Kosova është shtet i pavarur dhe si pasojë e kësaj ai ka të drejtën e njëjtë të ja bëjë Serbisë, që si vend sovran mund të ua bëjë atyre”,theksoi Vuçiq.

Reagimet e tij i lidhi  edhe me vendimin tjetër që hyn në fuqi më 1 tetor nga e cila datë nuk vlejnë më targat e automjeteve që Beogradi i lëshon me emërtimet e vjetra të qyteteve të Kosovës.

“Thelbi i gjithë kësaj nuk është në tabelat KS apo RKS ,  atyre kjo nuk u intereson . Ata interesohen vetëm për një gjë që të mos ekzistojnë tabelat KM që i lëshojmë ne”shtoi kryetari i Serbisë.

Të gjithë ata që kanë veturë me targa (KM,PR e të tjera) mund t’i zëvendësojnë ato me RKS, pa shpenzime shtesë në periudhën nga 1 gushti e deri më 30 shtator.

Kjo sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të bëhet në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit