Pas zbutjes së masës në arrest shtëpiak, të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, është duke u konsideruar heqja e barrikadave.
Sipas mediumeve serbe, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është takuar me serbët e Kosovës, ku ëhstë diskutuar mundësia e heqjes së barrikadave nga rrugët e veriut të Kosovës.
Gjatë ditës, Goran Rakiq, ka deklaruar se në bisedë me Vuçiq, ky i fundit ka thënë se është mirë që barrikadat të largohen.
Deklaratë të njëjtë ka bërë edhe Petkoviq, i cili ka thënë se Serbia ka garanci nga ShBA dhe BE për heqjen e barrikadave.
Barrikadat kanë filluar të vendosen që nga data 10 dhjetor të këtij viti.