1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Vuçiq: Në samitin e Brdo-Brionit nuk pati tensione, vetëm qëndrime të ndryshme për çështjen e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur para mediave rreth samitit në procesin e Brdo-Brionit.

Në konferencën për media, Vuçiq ka potencuar se në këtë samit nuk ka pasur tensione por vetëm qëndrime të ndryshme rreth çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se presidentët e shteteve ballkanike kishin dallime në qëndrime, duke shtuar se sipas tij këto nuk janë tensione.

“Bisdeimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, ka thënë Vuçiq.

Në fund, presidenti serb ka thënë se në samit është diskutuar edhe për gjashtë pika me theksin se Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor sipas mundësive në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhen vendet e rajonit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit