3.1 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Vuçiq krenohet që nuk e sanksionoj Rusinë: Askush s’na shantazhoi dhe s’na shantazhon

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë një konfirmim tjetër, se nuk do t’i dënojë veprimet e Rusisë për luftën në Ukrainë.

Madje pavarësisht se presidenti francez, Emmanuel Macron u kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë edhe si kusht për blerjen e ‘Rafalëve’, ai u përgjigj se qëndrimi i Serbisë për këtë çështje nuk ka ndryshuar, transmeton klankosova.tv.

Për këtë ai foli me mburrje mbrëmë, duke u krenuar me qëndrimin e tyre.

”Qëndrimi që shprehëm tetë ditë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, vlen edhe sot”, tha Vuçiq.

Për raportimet sipas Sky, se Macron po e shantazhon, ai thotë se nuk ka qenë asnjëherë në atë mediun dhe as në asnjë tjetër.

“Serbia nuk e ka ndryshuar dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj”.

”Askush nuk e ka shantazhuar dhe as nuk mund ta shantazhojë”, shtoi Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit