23.4 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Vuçiq: Kosova s’e pranoi draft-statutin, gjithçka ishte bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 e 2015

- Advertisement -

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa ky i fundit po flet para mediave.

Vuçiq ka bërë të ditur se Kosova nuk e ka pranuar draft statutin e propozuar sot në takim nga Ekipi Menaxhues.

“Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre.. edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013.” – ka thënë Vuçiq, raporton “Kosovo-Online”.

Po ashtu, Vuçiq para mediave ka thënë se “ose do të pranohet ajo për të cilën janë marrë vesh në vitin 2013 dhe 2015 ose është fundi i gjithçka”.

“S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin, është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është marrë vesh në 2013 e 2015, ose fundi i gjithçka.” – deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit