Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se situata në Kosovë është duke u komplikuar duke paraqitur veten si të shqetësuar për këtë gjendje.
Sipas tij, Serbia është e gatshme për kompromise, por pati dy kërkesa që ‘Prishtina të largojë kryetarët e rinj veriorë dhe të nis themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’.
”Jemi gati për kompromise, vetëm ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat komunale, le të japin dorëheqje. Jemi gati për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e AKS-së”, tha Vuçiq në Tv Hepa.
Tutje ai ka përmendur që mbrëmë ka zhvilluar bisedime të vështira për çështjen e Kosovës, me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe disa përfaqësues të tjerë amerikanë.
“Me Miroslav Lajçak, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, mbrëmë vonë kam pasur një bisedë jo të lehtë. Situata po ndërlikohet dhe më shqetëson shumë”.
Ai po ashtu ka thënë se tutje priten të ketë propozime e masa të ndryshme nga ndërkombëtarët, meqë nesër do të prezantohen raportet e Josep Borell e Miroslav Lajçak.