Ndonëse çnjohja s’ekziston në rrafshin formal – s’është e prapakthyeshme – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kthyer agresionit diplomatik kundrejt Kosovës.
Të gjjitha marrëveshjet për normalizim të marrëdhënieve e obligojnë pikësëpari që s’mund të flas në emër të Kosovës në politikën e jashtme, Vuçiq iu kthye pretendimeve serike se kanë siguruar çnjohje ndaj shtetit të Kosovës.
“Dy vende”, tha Vuçiq, duke e dhënë se që nga 2012’a shteti kosovar “ka humbur 28 njohje”.
“Së shpejti do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës. Dy vende të mëdha, shumë më të mëdha se Serbia, do t’ua tërhqin njohjen (Kosovës)”, ka thënë Vuçiq, siç e citoi B92.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur deklarim reagues ndaj pretendimeve të Aleksnadar Vuçiqit, por kaherë janë deklaruar se fushata diplomatike e Serbisë “ka dështuar” dhe se “është luftuar”, sipas tyre, në mënyrë efikase.
“Fushata e Beogradit për të ashtuquajturat “ç’njohje” nuk është ndalur asnjëherë. Megjithëse në vitet e fundit kanë dështuar në secilin lobim në drejtim të këtij qëllimi”, ka thënë muajve të fundit zv/ministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti.
Pretendimet serike të Vuçiqit nuk janë konkretizuar e materializuar: ku tashmë në disa raste vitet e fundit paralajmëron me dramaticitet e triumf se ka çnjohje në sirtar.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pretendon krejt tjetër çka.
Ndonëse njohja e fundit kishte ndodhur më 2020, në Qeverinë jetëshkurte të Avdullah Hotit, ajo nga Izraeli, Gërvalla pretendon se tash vendi ka marrëdhënie të mira edhe me shtete jo njohëse.
“Kemi luftuar suksesshëm fushatën për çnjohe të Serbisë”, shprehej Gërvalla para mëse një viti duke pretenduar madje se kanë rikthyer edhe çnjohje nga e kaluara.
“Edhe me shtetet jo njohëse kemi pasur përparim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale në fushat e ndryshme. Kemi luftuar me sukses fushatën për çnjohje të Serbisë, duke rikthyer madje edhe çnjohje nga e kaluar dhe duke konkretizuar edhe marrëdhëniet bilaterale me shtet me te largëta në fusha bashkëpunimi”, ka thënë Gërvalla.
Marrëveshja Bazike / Ohrit
Marrëveshje Bazike e obligon Serbinë të herë dorë nga çfarëdo pretendimi juridik – duke mos ia kërkuar njohjen ‘de jure’, por ‘de facto’ – mbi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Prej Kartës së OKB-së ku palët supozohet të veprojnë në bazë të parimeve universale të shtetësisë e deri te Neni 4 ku Serbia pranon të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Këtë marrëveshje Serbia e ka të ingranuaur në Kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa mospërkimi me marrëveshjen ia bllokoi Serbisë hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet me BE-në.
Në anën tjetër Kosova, me Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit po ashtu e ka pëshkëputshëm të ndërlidhur rrugën evropiane vis-a-vis zbatimit: në veçanti, Nenin 7 dhe 10 për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.
Mosprocedimi me atë pikë të Marrëveshjes së Brukselit, ia bllokoi sivjet Kosovës anëtarësimin në Këshillin e Evropës: përkatësisht bllokimi erdhi nga shtetet më afirmuese dhe avokuese ndaj Kosovës në BE, si Gjermania, Franca dhe Italia. /Nacionale/