Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Bashkimi Evropian të ndikojë që Kosova mos ta ndalojë përdorimin e dinarit serb.
Megjithatë Vuçiq nga Davos, siç shkruan tanjug, nuk u shpreh fare optimist që kjo kërkesë e tij të realizohet.
”Nuk jam shumë optimist për këtë, sepse e di me kë kemi të bëjmë, por po, i thashë Ursula von der Leyen, ajo është një grua që e di në përgjithësi, puna e saj është të hyjë në çdo detaj”.
”Por unë shpreha jo vetëm shqetësimin tim, por edhe frikën për gjithçka që dikush po përgatitet të bëjë në Kosovë dhe kërkova sa më shumë që të përdorin të gjitha forcat, të gjitha energjitë e tyre për të ndikuar që diçka e tillë të mos funksionojë e ndodhë”, tha Vuçiq.