Home Lajme Vuçiq flet për Fahri Musliun: S’është babai im

Vuçiq flet për Fahri Musliun: S’është babai im

0
Vuçiq flet për Fahri Musliun: S’është babai im

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur për “akuzat” e politikanëve opozitarë në Serbi, duke përfshirë edhe pretendimet se është djali i gazetarit, Fahri Musliu.

Vuçiq, sipas“Antena”, ka deklaruar se opozita po e sulmon që “ka buzë të shëmtuara” dhe se babai i tij është Fahri Musliu.

“Më sulmojnë që kam buzë të shëmtuara, nuk u kam bërë asgjë buzëve të mija, është faji i nënës time që më ka lindur kështu. Është çështje e gjenetikës. Më akuzojnë se babai im është Fahri Musliu. Në këtë rast, u them që babai im është Andelko Vuçiq, jo Fahri Musliu” – tha ai.

Para një kohe, mbi këto pretendime kishte folur edhe vetë Musliu, i cili ishte shprehur:

“S’e njoh Aleksandër Vuçiqin. Nëna e tij ka qenë kolege e imja, por kurrë nuk kemi pasur diçka më shumë se sa fakti që kemi punuar bashkë dhe kemi qenë kolegë. Deklarime të tilla janë spekulime”.

Exit mobile version