-0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Vuçiq flet me sekretarin Blinken për Kosovën

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sonte në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Siç tha ai, bashkëbiseduesit u pajtuan se Serbia dhe SHBA-të kanë mundësi të shumta për përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit