10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Vuçiq falënderon “jaranin” e Kurtit për mosnjohjen e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe e ka falënderuar për faktin se Greqia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për kontributin e saj në stabilitetin në Rajon.

“Të dy zyrtarët ranë dakord se ekzistojnë të gjitha kushtet që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të forcohet në fusha të ndryshme këtë vit, duke theksuar mundësitë që ofron sektori i energjisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të shërbimit të bashkëpunimit mediatik të Presidentit të Republikës

Kryeministri Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për rrugën evropiane të Serbisë, me shpresën se përparimi do të jetë më i dukshëm këtë vit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit