13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vuçiq: Ëndrrat e Kurtit janë lufta, ndërsa ëndrrat e mia janë një Serbi e suksesshme dhe më e zhvilluara në rajon

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës se Serbia mundë të përgatisë sulme të reja në Kosovë.

Për Vuçiqin, Kurti është i vetmi që dëshiron luftë. Vuçiq tha se ëndrrat e Kurtit janë lufta, ndërsa tha se ëndrrat tij janë “një Serbi e suksesshme, e zhvilluar ekonomikisht, dhe siç pretendoi presidenti serb “më zhvilluara në rajon”.

“Ai do të donte luftë, është i vetmi që dëshiron të ketë një uniformë dhe të luajë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje.

Në një opinion të botuar në “The New York Times” në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka shkruar për kërcënimet për luftë në Evropë, duke thënë se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë.

“Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë: Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në ushtrinë e saj dhe në bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Sipas një raporti të vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ‘Serbia ofron mjedisin më të hapur për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor’. Kosova, në krahasim, nuk mund të ofrojë një mjedis më pak të hapur. Ne kemi mbetur fort pro-perëndimorë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij kërcënimi për këtë është më real sesa kurrë më parë.

“Për fat të keq, 25 vjet më vonë, ne po përballemi edhe një herë me luftë dhe kërcënime për luftë në Evropë. Këtu, paqja mbështetet vetëm nga aftësia jonë për ta mbrojtur atë kur sfidohet drejtpërdrejt dhe kërcënimi i një sfide të tillë është më real se kurrë”, ka shkruar Kurti. /Reporteri.net/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit