Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Në një konferencë për media ai ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.
Unë pres që ai të dramtaziojë dhe të bërtas, derisa t’i them të ndalet, dhe kaq”, ka thënë Vucic.
Kreu i shtetit serb ka thënë se s’pret ndonjë konkluzion pas takimit të sotëm me Kurtin në Bruksel.