9.3 C
New York
Saturday, February 28, 2026

Buy now

Vuçiq e krahason situatën aktuale në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bëri një paralele mes ngjarjeve të sotme në Iran dhe ndërhyrjes së NATO-s në Serbi në vitin 1999, ku shteti serb po kryente gjenocid.

Ai vlerësoi se konflikti në Lindjen e Mesme nuk është i papritur dhe se, sipas tij, është përgatitur prej kohësh.

“E gjithë kjo po realizohet siç ishte edhe në Serbi. Gjatë gjithë kohës gënjenin se bëhej fjalë për një katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte rrëzimi i regjimit në Beograd dhe fitimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, këtu bëhet fjalë për një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran”, tha ai.

“Nuk ishte i papritur. Nuk mendoj se ka filluar Lufta e Tretë Botërore, por nuk mendoj as se kjo do të përfundojë brenda një dite”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit