5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Vuçiq e arsyeton bllokadën e rrugëve në veri, tregon se ku ndodhet i dyshuari për sulm në veri

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka konsideruar pamaturi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalim të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Në një fjalim të mbajtur para popullit, ai ka thënë se ka folur me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiqit e ka rrezikuar paqen.

“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.

Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, pak pas ndalimit të Pantiqit.

Policia e Kosovës ka mbyllur më pas dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit