-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Vuçiq: Duke i njohur Kurtin e Prishtinën, nuk jam optimist për takimin e ardhshëm

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por se dihet se duhet të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vuçiq shtoi se Serbia nuk do t’i shmanget dialogut, por se duhet të dihet sekuenca e lëvizjeve, raportojnë mediat serbe, përcjell Demokracia.com..

Ai thotë se nuk është optimist për takimin e radhës, duke e njohur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Prishtinën zyrtare.

Vuçiq deklaroi për mediumin serb TV Pink “se biseda e tij me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, në Mynih nuk ishte e lehtë dhe se Serbia u kritikua ashpër se nuk i shtoi sanksionet Rusisë”.

Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen më 27 shkurt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit