8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq do t’i drejtohet nesër popullit serb për rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet nesër në orën 13:00, popullit serb me një fjalim nga Presidenca.

Në njoftimin zyrtar nuk thuhet arsyeja e fjalimit, por mendohet se do të diskutohet për rezultatet e zgjedhjeve të sotme në veri të Kosovës, shkruan N1.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë mbajtur sot në katër komuna në veri të Kosovës, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviçit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka konsideruar zgjedhjet në veri të Kosovës, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të vendit.

Përmes një deklarate, ambasada thotë se mbështet një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe shprehu keqardhjen që jo të gjitha partitë e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

SHBA rithekson rëndësinë dhe përkushtimin për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit