Vuçiq po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se në margjina të kësaj ngjarjeje, ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
“Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Vuçiq në Instagram.