8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vuçiq: Danilo nuk e hoqi fanellën “Dorëzimi nuk është opsion”, sa të jetë gjallë nuk e dorëzon

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cilësoi gënjeshtra raportimet që policia e Kosovës e detyroi të birin e tij Danilo, të hiqte bluzën me mbishkrimin  “Dorëzimi nuk është opsion” në festën e “Vidovdanit”.

“As fanellën e as flamurin serb, sa të jetë gjallë, nuk ia dorëzon askujt”, ka theksuar Vuçiq në Tv Prva.

Ai theksoi se nuk është e vërtetë që Danilo ka shkuar në Kosovë për “Vidovdan” për të provokuar, pasi që ka 13 vjet që shkon atje dhe asnjëherë nuk ka ofenduar askënd dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të shëmtuar.

Presidenti i Serbisë tha se të gjithë Perëndimit “nuk i intereson” kur të drejtat e serbëve në Kosovë kërcënohen.

Ai pyeti Berlinin, Brukselin dhe Uashingtonin se “pse Dushan Obrenoviq është ende në paraburgim, kur dihet se ai është i pafajshëm, gjë që dokumentohet edhe me video incizime”.

“EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vjet, pa asnjë bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit. Deklarata të tilla nga EULEX-i janë fyese. Ju po gënjeni se nuk e dini se është i pafajshëm. Ai dhe të tjerët u arrestuan me urdhër të Kurtit dhe pasardhësit të tij Sveçla. Mos gënjeni se ka arsye, ushtarët e NATO-s e tërhoqën zvarrë në grup. Ai nuk e ngriti dorën. Ju keni pamjet më të sakta, ai nuk ka prekur njeri dhe e kanë rrahur për vdekje”, tha Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit