2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Vuçiq: Brenda pak ditësh, ShBA sanksionon Industrinë e Naftës së Serbisë

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vendosin sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë “NIS”.

“REL” raporton se Vuçiq ka thënë se një vendim i tillë do të merret për shkak që kompani ruse gëzojnë shumicën e aksioneve aty.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira.” – citohet se ka thënë ai.

Ndërkohë, kompania ruse zotëron 50 për qind të aksioneve në NIS, derisa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve dhe kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë.” – ka thënë ai tutje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit