Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në mëngjes ka biseduar përmes videolidhjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet më 23 qershor në Bruksel.
Vuçiq ka deklaruar në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav” se tre liderët janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e tyre, nesër në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në këtë tubim.
Kovaçevski: Nesër është vendimi për pjesëmarrje në samitin në Bruksel
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitrom Kovacevskiq, ka njoftuar sot në profilin e tij në Facebook se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor.
Pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme, siç tha ai, nesër në mëngjes do të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor.