11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vuçiq: Banjska solli pasoja, qëllimi i tyre njohja e Kosovës, të enjten shkoj në Bruksel

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se ngjarja në Banjskë ishte “taktikisht e tmerrshme” për Serbinë.

Pas takimit me pesë emisarët euro-amerikanë të cilët i shkuan në Beograd, Vuçiq tha se “qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur.

“Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha ai në TV Pink.

“Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit