1.4 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Vuçiq anulon vizitat jashtë vendit, mbledh qeverinë të diskutojë për Kosovën dhe takon ambasadorin rus

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, ku do të dorëzojë një raport për Kosovën pas bisedimeve që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ky takim i Vuçiq me qeverinë e tij vjen pas paralajmërimeve të Listës Serbe se do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë ku presidenti Aleksander Vuçic do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Prishtinës për shkak të lëvizjeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti”, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Gjithashtu, siç pretendon RTS, për shkak të situatës në Kosovë, Vuçiq ka anuluar të gjitha vizitat zyrtare jashtë vendit, por do të zhvillojë takime në Beograd me ambasadorin kinez Chen Bo, e më pas edhe me ambasadorin rus, Aleksandër Bocan Harchenko.

“Vuçiç anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit dhe i kërkoi falje presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi për anulimin e pjesëmarrjes së tij në takimin e madh COP 27, i cili është mbajtur në Sharm el-Sheikh që nga 7 nëntori ku do të marrin pjesë të gjithë liderët botërorë, nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Mohammed bin Zayed e të tjerë”, thotë RTS.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit