Vuçiq ankohet edhe të Putini për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vazhduar “vajtimin” për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes të nënshkrua nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia.

Vuçiq për këtë marrëveshje sot ka folur edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Unë e prezantova atë (Putinin) me aleancën ushtarake të Prishtinës, Tiranes dhe Zagrebit”, tha sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiq në vazhdimësi është ankuar për këtë marrëveshje, ku sipas njohësve të çështjeve politike është thënë se ai këtë e bënë për konsum të brendshëm.

Ai tha se me Putin foli në lidhje me gazin dhe njoftoi se Serbia mori një “zgjatje tremujore të kontratës së gazit me kushte shumë të favorshme”.

Të ngjashme

Të fundit