7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, tha Vuçiç për gazetarët në Azerbajxhan, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Për krijimin e Asociacionit, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë kanë argumentuar se krijimi i këtij Asociacioni do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Sipas Vuçiçit, Kosova nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm dëshiron që ta poshtërojë Serbinë.

Ai theksoi se sjellja e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, është më e drejtë krahasuar me sjelljen e shumicës së qeverive perëndimore.

“Ata [KFOR] po e trajtojnë situatën me seriozitet dhe me përgjegjësi”, tha Vuçiç.

Ai kërkoi shpjegim nga Kosova sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, duke shtuar se Beogradi nuk e di arsyen e arrestimit të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit