11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Vuçeviq: Nuk jam optimist pas bisedës me Lajçak, kam përshtypjen se Kurti nuk do ta formojë Asociacionin

- Advertisement -

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë deklarim Vuçeviq e bëri pas takimit të mbrëmshëm me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit, kështu që nuk hyj në gjëra të përgjithshme, cila do të ishte përmbajtja e atij Asociacioni”, tha ai.

Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon ta formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e Asociacionit, kështu që nuk hyj në gjëra të përgjithshme, cila do të ishte përmbajtja e atij Asociacioni”, tha ai.

Vuçeviq tha gjithashtu se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës që pati me Lajçak apo se ka marrë disa garanci se Kosova ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren, por tha se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejtë dhe do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit