1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Vuan nga kanceri, Klopp i bën ftesën speciale Sven-Goran Eriksson: Është i mirëpritur të ulet në vendin tim

- Advertisement -

Lajmi që Sven-Goran Eriksson vuan nga kanceri tronditi të gjithë opinionin sportiv, por jo vetëm. Ish-trajneri theksoi se mjekët i kanë thënë se ka edhe 1 vit jetë, ndërsa ai vetë do të rezistojë për aq kohë sa do të mundet.

Një ëndërr në “sirtar” për ish-timonierin e Anglisë ishte të drejtonte Liverpool, e tashmë duket se dëshira e tij mund të realizohet. Jurgen Klopp që është edhe trajneri aktual i “The Reds” ka menduar të surprizojë Sven-Goran duke i bërë ftesën e veçantë, për të drejtuar anglezët për një ditë në vend të tij.

“Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij. Ai është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem. Ai mund të vijë këtu dhe të kalojë disa orë të mrekullueshme, jam i sigurt”, përfundoi Klopp.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit