Jane Fonda zbuloi së fundmi se vuan nga kanceri. Aktorja 84 vjeçare dha një intervistë për “Entertainment Tonight”, ku tha se është realiste për të ardhmen e saj dhe kohën që i ka mbetur. Aktorja, e cila është dy herë fituese e Oscar, tha se mendon se pasur një jetë të mrekullueshme.
“Kur të jesh në moshën time, më mirë të jesh i vetëdijshëm për sasinë e kohës që është pas teje në krahasim me atë para teje, dua të them që është thjesht realiteti. Unë nuk kam frikë të shkoj, kam pasur një jetë të mrekullueshme. Nuk kam frikë të shkoj, jam gati, kam pasur një jetë të mrekullueshme”, tha aktorja.