![Foto nga ‘Vrojtuesit e Lagjes’, ja çfarë shembulli jep deputeti i LVV-së, Armend Muja Foto nga ‘Vrojtuesit e Lagjes’, ja çfarë shembulli jep deputeti i LVV-së, Armend Muja](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/muja-1.jpg)
Vrojtuesit e Lagjes, një grup që merret me mbikëqyrjen virtuale të funksionimit të Prishtinës si qytet, para pak çastesh ka publikuar një fotografi ku shihet vetura e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e parkuar në pjesën e gjelbërimit.
“Deputeti Armend Muja shembull për qytetarët”, ka ironizuar ky grup në mbishkrimin në fotografinë e veturës Range Rover të Mujës.
Ky grup publikon në vazhdimësi pamje të telasheve që ballafaqohet kryeqyteti, duke nisur nga parkimet e veturave si rasti i Mujës, mbeturinat, rrugët e dëmtuara, etj.