6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vritet një polic serb, mediat në Beograd akuzojnë një shqiptar për ngjarjen ia publikojnë fotografinë

- Advertisement -

Një efektiv i policisë kufitare serbe në Loznicë ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë dhe sipas Novosti.rs, nga një i ri shqiptar.

Raportohet se policia kufitare serbe po kryente një kontroll rutinë në një makinë ku dyshohet se udhëtonin një grup shqiptarësh, ky njëri prej tyre sipas mediave në Beograd, ka qëlluar në drejtim të efektivëve.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë polici Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Novosti.rs, autori i ngjarjes Artan Hajziri ka deklaruar se ishte nisur për të takuar një shok të tij në Loznicë dhe kur policia kufitare i kërkoi t’i tregonte çantë, ai hapi zjarr ndaj tyre.

Policia ka gjetur në vendgjarje pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovë në emër të Artan Hajziri, 33-vjeç dhe një letërnjoftim gjerman.

Vra

 

“Sonte, rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutinës në të cilin ndodheshin dy persona – tha Daçiç.

Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviç në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliç në shpatull dhe më pas kanë ikur.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovë në emër të Artan Hajziri dhe një letërnjoftim gjerman.

Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të autorit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopterë.

I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiç.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit