27.4 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Vritet një person në Prishtinë, Policia jep detaje

- Advertisement -

Policia e ka konfirmuar se në rrugën C sot është vrarë një person, rreth orës 20:00.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se është raportuar edhe për gjuajtje me armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.

Të ngjashme

Të fundit