Një grua është vrarë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës në Poloni, tha policia.
Universiteti tha se ajo ishte një anëtare e stafit dhe ishte sulmuar në ndërtesën kryesore të kampusit të mërkurën në mbrëmje. Një roje universiteti që i ka ardhur në ndihmë është plagosur rëndë.
Një 22-vjeçar polak është arrestuar.
Motivet e tij mbeten të paqarta edhe pse një prokuror vendas tha se ai ishte një student i vitit të tretë të drejtësisë, i cili ishte polak, por jo nga Varshava.
Universiteti e përshkroi sulmin si një “tragjedi të madhe” derisa e shpalli ditë zie të enjten.