5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times

- Advertisement -

Një gazetar i prestigjiozes New York Times është vrarë pranë Kyivit, ka konfirmuar kreu i policisë së rajonit, raporton The Guardian.

Dy gazetarë u sulmuan pranë Irpinit kur forcat ruse hapën zjarr

Njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, ndërsa gazetari i plagosur me të cilin po udhëtonte është dërguar në spital për mjekim.

Në ditën e 18-të e luftës Rusi-Ukrainë, abcnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit rreth konfliktit të dy vendeve

• Sulmi i Rusisë tani është zgjeruar në objektiva në perëndim të vendit . Një breshëri raketash ruse kanë goditur një bazë ushtarake, në Yavoriv , afër kufirit me Poloninë, duke vrarë 35 persona.
• Kryetari i një qyteti tjetër perëndimor, Ivano-Frankivsk , thotë se trupat ruse vazhdojnë të godasin aeroportin e tij.
• Më shumë luftime po vazhdojnë gjithashtu në periferi në veri të kryeqytetit Kiev, pasi po përgatitet për një rrethim të mundshëm nga forcat ruse.
• Në veri, në Chernihiv të paktën një person u vra kur një bllok apartamentesh u shkatërrua nga zjarri rus, thonë autoritetet.
• Në lindje të Ukrainës , trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase ndërsa ato përparojnë nga porti i Mariupolit në jug dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv në veri, thonë zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Kharkhiv ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda ruse, me video që tregojnë rrugë të bombarduara plotësisht dhe shumë ndërtesa të rrafshuara. Ndërsa forcat ruse rrethojnë Mariupolin, grupet e ndihmës po paralajmërojnë për një katastrofë humanitare.
• Dhe në jug , një sulm ajror në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, pranë portit strategjik të Odesa, vrau nëntë persona të dielën, thonë zyrtarët lokalë./abcnews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit