Një vrasje ka ndodhur sot në Shëngjin.
Burime për korrespodenten e Top Channel thanë se viktima është Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës.
Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në një lokal pranë portit në Shëngjin mesditën e sotme. Nikulaj ishte kandidat për deputet nga Partia Socialiste.
I njëjti ishte dikur edhe drejtor i Aluiznit ne Lezhë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në në lokalin “Coral”.
Ende nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.